SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe prezantuan dje në mbrëmje një projektrezolutë që dënon sulmin kimik në Siri dhe kërkon një hetim të plotë dhe të shpejt, në kuadër të një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB.

 

Ky tekst i kërkon Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OIAC) të paraqesë sa më shpejt përfundimet e saj mbi sulmin që bëri të martën të paktën 58 të vdekur dhe 170 të plagosur në Khan Cheikhoun, qytet i vogël në provincën Idleb, në veriperëdnim të Sirisë, në zonë rebele.

 

Ky tekst i kërkon gjithashtu Sirisë të japë të gjitha planet e fluturimeve dhe të gjitha informacionet mbi operacionet ushtarake në momentin e sulmit.

 

Në fund, projektrezoluta kërcënon me vendosjen e sanksioneve sipas kapitullit 7 të kartës së Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *