Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, pas vizitës së rrallë 5 ditore në Korenë e Veriut, ka paralajmëruar vendin komunist se është i nevojshëm parandalimi i llogarive të gabuara, me qëllim shmangien e një konflikti vdekjeprurës ndërkombëtar.

 

Shefi për çështje politike u takua me ministrin e Jashtëm te Penianit, Ri Yong-Ho dhe zëvendës ministrin e Jashtëm, Pak Myong-Kuk, te cilëve u bëri thirrje për hapjen e një rruge komunikimi me pjesën tjetër të botës.

 

Ai gjithashtu ka informuar zyrtarët e vendit komunist se komuniteti ndërkombëtar është i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

 

Ndërsa agjencia e lajmeve KCNA e vendit komunist, njoftoi se Peniani është i gatshëm të ruajë kontaktin me Kombet e Bashkuara përmes vizitave në nivele të ndryshme, duke shtuar se sanksionet ndërkombëtare kanë pasur një ndikim negativ ndaj situatës humanitare në këtë vend.

 

Peniani akuzon qeverinë amerikane si shkaktaren  per tensionet masive në gadishullin Korean.

 

Ende nuk është sqaruar nëse zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, është takuar apo jo me liderin e vendit komunist Kim Jong Un.

 

Kjo është vizita e parë në 7 vjet që një përfaqësues i OKB-së zhvillon ne Korenë e Veriut. Udhëtimi i Feltman në Korenë e Veriut erdhi pas testimit të një raketë ndërkontinentale të tipit Huasong 15, në fund të nëntorit, gjë e cila rriti tensionet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *