Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në një sesion emergjent për të shqyrtuar një rezolutë që hedh poshtë njohjen e Jeruzalemit nga Shtetet e Bashkuara si kryeqytet i Izraelit.

 

I dërguari palestinez në Kombet e Bashkuara kërkoi takimin në të cilin delegatët do të shqyrtojnë të njëjtën projekt-rezolutë të paraqitur nga Egjipti të cilës Shtetet e Bashkuara i vunë veton në Këshillin e Sigurimit të hënën.

 

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley paralajmëroi përpara votimit se ajo do të shohë sesi do të votojë secili vend dhe do t’i raportojë presidentit Donald Trump.

 

Izraeli e ka konsideruar gjithmonë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij. Por palestinezët kërkojnë që Jeruzalemi lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm dhe thonë se Shtetet e Bashkuara nuk janë më një partner i besueshëm në procesin e paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *