Kina mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit kundër myslimanëve ujgurë, ky është konkluzioni që ka dalë një raport i OKB. Ne dokument thuhet se Kina ka kryer shkelje serioze të të drejtave të njeriut me politikat e saj antiterrorizëm dhe antiekstremizëm .OKB bën thirrje për vëmendje urgjente nga komuniteti botëror mbi këtë çështje. Hetuesit thanë se gjetën prova të besueshme të torturës që mund të përbënin krime kundër njerëzimit.

 

Sipas raportit, Kina keqpërdori ligje të paqarta për të shtypur të drejtat e pakicave ujgure dhe krijimin e sistemeve të ndalimit arbitrar. Raporti thekson se kontrolli dhe abuzimi shkon deri në planifikimin familjar dhe kontroll të lindjeve në këto pakica. OKB kërkon që Kina të ndërmarrë menjëherë hapa për lirimin e të gjithë të burgosurve.

 

Nga ana tjetër Kina proteston në lidhje me raportin duke e quajtur atë farsë pasi sipas Pekinit nuk reflekton asnjë nga përparimet që janë bërë në rajonin ku jetojnë ujgurët.

 

Human Rights Watch dhe Amnesty International i bënë thirrje OKB-së dhe qeverive që të ngrenë një hetim të pavarur për abuzimet e të drejtave të njeriut. Pekini ka mbyllur shumë prej kampeve, të cilat i quajti qendra të formimit dhe arsimit profesional, por qindra mijëra njerëz vazhdojnë të jenë të burgosur me akuza të paqarta dhe sekrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *