Populli sirian nuk dëshiron as që presidenti, Bachar al-Assad të mbetet në pushtet dhe as të jetë i pranishëm në zgjedhje, konfirmoi sot ambasadorja amerikane në OKB, Haley.
“Burri i hekurt i Damaskut është një kriminel lufte, një pengesë për paqen afatgjatë dhe mënyra se si i trajton sirianët është për të ardhur keq”, deklaroi Haley në një konferencë shtypi.
Ambasadorja u pyet menjëherë mbi deklaratat e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i cili ishte shprehur se fati i Assad do të vendoset nga populli sirian. Ndërkohë që gazetari e pyeti nëse kjo nënkuptonte që Bachar al-Assad do të mund të merrte pjesë në zgjedhjem ajo u përgjigj “jo, kjo nuk do të thotë se SHBA-ja do ta pranojë”.
“Ne nuk mendojmë se populli e do ende Assad. Ne nuk mendojmë se ai do të kthehet në një personazh që njerëzit dëshirojnë ta kenë. Fati i presidentit sirian është kyç në negociatat e destinuara për t’i dhënë fund lufës që përgjak prej gjashtë vitesh Sirinë. Ne vazhdojmë të dënojmë atë që bën dhe ka bërë Assad dhe ai vazhdon të jetë drejtpërdrejt në radarin tonë përsa i përket veprimeve të tij”, shtoi Haley.
Negociatat për paqe në Gjenevë nën drejtimin e OKB-së kanë bërë pak progrese dhe diplomatët e Kombeve të Bashkuara nuk presin menjëherë një përparim të madh.
Haley shtoi se SHBA-ja është e shqetësuar për mbështetjen e Rusisë dhe Iranit për Asad. Por ne kemi vendosur bazat tona në negociatat në Gjenevë”, theksoi ajo.





