Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve. Kjo ditë synon të kthejë vëmendjen te miliona familje që detyrohen të ikin nga shtëpitë, për shkak të konflikteve apo keqtrajtimeve të ndryshme.

 

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara publikoi të hënën raportin vjetor, i cili nxori në pah se 65.6 milionë njerëz në botë janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brendapërbrenda vendeve të tyre.

 

Komisionari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se diplomacia ndërkombëtare ka dështuar, – shkruan REL.

 

“Bota duket se është bërë e paaftë për të arritur paqe”, tha Grandi.

 

Lufta civile në Siri mbetet burimi më i madh i të zhvendosurve – me 12 milionë njerëz, apo dy të tretat e popullsisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *