Ogur i mirë për demokratët, e ka cilësuar Enkelejd Alibeaj vendimin e Gjykatës së Apelit.

 

Në një postim, Alibeaj shkruan se  sot është dita kur demokratët duhet të jenë të bashkuar kundër regjimit të Ramës.

 

Ai ka thënë se pakënaqësitë duhet të lihen mënjanë dhe të bashkohen për zgjedhjet e 14 majit.

 

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.

 

Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

 

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.

 

Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për të përballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur.

 

Për tu dhënë shqiptarëve ditë më të mira”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *