Subscribe

Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali, janë dy emrat që Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shënjestër për të hetuar pasurinë e tyre, nëse është vendosur ose jo përmes aktiviteteve kriminale. Njesia speciale i ka dorëzuar kërkesën me shkrim Shullazit dhe Cukalit, me dyshimin se bizneset, pronat dhe pasuritë që ata mund të kenë në emër të tyre apo familjarëve, mund të jenë vënë nga para të fituara nga trafiqet.

 

Emiljano Shullazi aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Pas deklaratës  së forces se ligjit ka reaguar edhe avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, i cili tha se pasuria e klientit të tij ka kaluar në sitën e Anti-mafias dhe nuk janë konstatuar shkelje.

 

‘’U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite….Sipas meje eshte nje “shoë”, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te mepareshem….Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme.

 

Nderkohe Gjergj Cukali, ka qenë i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Billali në janar 2019. Por organi i akuzës nuk arritit të bindë Apelin që të mbajë në burg Cukalin. Në shtator të  2019, pas vetëm 4 muajve në qeli Cukali u la i lirë nga trupë gjykuese  e perbere ngaAlaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gentian Shala.

 

Cukali, i njohur si i “forti i Myslym Shyrit”, u arrestua si një nga të dyshuarit kryesor të vrasjes së ish-efektivit Arben Bilali për shkak se gjurmët e gjetura në një bidon plastik uji brenda mjetit të braktisur të autorëve përputheshin me të tijat.

 

Ndërsa më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004. Pengmarrja ndodhi rrugën “Myslym Shyri” dhe bëhej fjalë për një konflikt për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

 

Më 12 Korrik 2016, policia arrestoi sërish Cukalin i akuzuar si drejtuesi i një bande të shpërdnarjes së kokainës.  Por ai u lirua në vitin 2017 me masë “arrest shtëpie” pasi gjykata çmoi se kishte probleme shëndetësore. Nje vit me vone u ndalua pasi theu arrestin shtëpiak.

 

Deri tani operacioni forca e ligjit ka bërë kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave si dhe ka sekuestruar një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete si dhe 1900 m2 truall.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *