Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar këtë të mërkurë në Korçë e Kavajë, ku iu ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënarve apo të akuzuarve për krime.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë për 48 orë: Jorgo Zguri, Kristi Pojani, Gjergji Ziu dhe Bashkim Demrozi.

Zguri, Pojani dhe Demrozi janë dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Ndërkohë, Ziu ka qenë i dënuar për “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim.

Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *