Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në Vlorë ku ka kërkuar sekuestrimin e pronave të dy vëllezërve, të dënuar më parë për trafik të lëndëvë narkotike në Itali.
OFL-ja ka dorëzuar kërkesën me shkrim për të vetëdeklaruar dhe justifikuar pasuritë dy vëllezërve, Altin dhe Mikel Çucaj.
Të dy vëllezërit rezultojnë të dënuar nga gjykata e Torinos në Itali për trafik droge me nga 14 vite burg.
Dy vëllezërit mësohet se kanë disa pasuri të paluajtshme në zonën e Radhimës në Vlorë si dhe biznese të ndryshme po në këtë zonë.
Ata duhet t’i justifikojnë ose ndryshe iu sekuestrohen. Mësohet se më herët dy vëllezërit e kishin mbiemrin Çuçaj, por më pas e kanë ndryshuar në Çucaj.
Ndërkohë, ky është operacioni i parë që OFL-ja zhvillon në Vlorë.