Operacioni Forca e Ligjit ka shtrirë sërish aksionin në Elbasan për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve: Agron Mehja, Kelmend Dalipi, Eduart Haxhi dhe Xhiljano Xhoxhi.

Mehja ka qenë i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, Dalipi për  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; Haxhi i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; ndërsa Xhoxhi ka qenë i dënuar ne Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta persona duhet t’iu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *