Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar këtë të martë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 3 të dënuarve nga Durrësi.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë brenda 48 orësh Afrim Keçi, Emiljan Keçi dhe Erjon Gjinlija.

Afrim dhe Emiljan Keçi janë të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa Gjinlija për prodhim dhe shitjetë narkotikëve.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *