Subscribe

Vera sapo ka mbërritur. Bashkë me kremin dhe kostumin bikini apo rrobat e banjës në çantën e plazhit nuk duhet të mungojë një libër apo ndonjë revistë. E nëse jeni në kërkim të librit që do të lexoni nën çadër, Botimet Living ju fton të gjeni shijen e letërsisë të vërtetë mes disa alternativave. Nëse jeni të apasionuar pas librave policorë apo me mistere, mund të merrni në pushimet tuaja një nga romanet: “Vajza Angleze” apo “Misteret e Klarës”, dy botimet e fundit nga Living. Por, nëse janë historitë e vërteta, ato që doni të lexoni në plazh, botimet Living ju rekomandojnë: “Rregullat e Gotit”, “Shpirt i egër” dhe “Rezidenca”. Ata që kërkojnë histori frymëzuese dhe këshilla “lifestyle” mund të zgjedhin “Ha, ushqehu, rrezato” e “Girlboss”, si libra apo thjesht revistën Living që këtë verë vjen plot ngjyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *