Subscribe

Kolegji universitar Bedër ka nisur procesin e regjistrimeve për programet e ciklit të dytë të studimeve, master profesional dhe master shkencor.

Bedër ofron 9 profile programesh në këtë cikël: Drejtësi, në profilet e Drejtë Penale dhe e Drejtë Ndërkombëtare; në fushën e Shkencave të Komunikimit, në profilet Gazetari dhe Marrëdhënie Publike; Në gjuhë dhe letërsisë angleze, si dhe në atë të studimeve religjioze. Ky kolegj këtë vit akademik do të ofrojë ulje të tarifës deri në masën 50%.

 

FERDINAND GJANA

REKTOR I KOLEGJIT UNIVERSITAR BEDËR

“Këto momente jo të lehta për të rinjtë por edhe për ata në karrierë mund të jenë momentet e duhura për të bërë një rritje në aspektin e formimit profesional, por edhe akademik.

Gjatë kësaj periudhe institucioni ynë ka ofruar një paketë të posaçme për pandeminë, sidomos për progamet master, ku nëse në kushte normale do ishte një tarifë e caktuar, në kushtet që jemi kjo tarifë është pothuajse e përgjysmuar.”

 

Për herë të parë këtë procesi i regjistrimit të fituesve për programet master bëhet nëpërmjet portalit uAlbania, ku emrat e tyre hidhen në sistem në kohë reale.

 

MELSENA DANGLLI

STUDENTE

“Unë kam përfunduar studimet Bachelor në shkenca komunikimi në Universitetin Bedër dhe tani jam duke u regjistruar në master shkencor për marrëdhënie publike. Jam diplomuar si studente ekselente dhe kj omë ka dhënë mundësinë që të angazhohem si asistente kërkimore pranë departamentit ku jam diplomuar. Kam zgjedhur Kolegjin Universitar Bedër sepse na ofron praktika profesionale dhe grupe të vogla studentësh, që mundëson një interaktivitettë lartë mes pedagogëve dhe studentëve.”

 

Regjistrimet për programet master në Kolegjin Universitar Bedër vazhdojnë deri në datë 26 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *