Kurdët në Siri kanë theksuar se qeveria siriane ka pranuar të dërgojë ushtrinë e saj në kufirin verior, në përpjekje për të ndalur ofensivën e Turqisë kundër tyre.

 

Sipas mediave vendase bëhet me dije se forca të ndryshme qeveritare ishin vendosur në veri.

 

Kjo vjen pas vendimit të SHBA për të tërhequr të gjitha trupat e mbetura nga zona. Zonat nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, aleati kryesor i SHBA-së në zonë, kanë qenë nën bombardimet e Turqisë.

 

Ndërkohë nga këto sulme dhjetëra civilë dhe luftëtarë janë vrarë nga të dy palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *