Subscribe

Nga sot Odihr nis procesin e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

 

Për 5 ditë me radhë, 2 përfaqësues të Odihr do të takojnë të gjithë aktorët politikë, institucionet që janë përgjegjëse për zgjedhjet dhe shoqërinë civile.

 

Në këtë vizitë të parë, misioni vlerëson nëse është i nevojshëm apo jo monitorimi i zgjedhjeve parlamentare, por në rastin e Shqipërisë nuk ka dyshime se rekomandimi do të jetë pro monitorimit.

 

Ditën e hënë, ekspertët e Odihr do të takojnë liderin e opozitës Lulzim Basha për t’u njohur me shqetësimet e partisë demokratike për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve.

 

 

Pjesë e axhendës së misionit të Odihr do të jenë takimet në Ministrinë e Jashtme dhe në Ministrinë e Brendshme. Të mërkurën, ekspertët do të takohen me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoritetin e mediave audiovizve.

 

Nga ana tjetër, ata do të zhvillojnë takime me anëtarët e Kolegjit Zgjedhor si dhe me anëtarët e këshillit politik të cilët punuan për reformën zgjedhore. Pas kësaj vizite, pritet që Odihr të caktojë shefin e misionit në Shqipëri, vendim që pasohet me caktimin e të gjithë ekipit që do të monitorojë zgjedhjet e 25 prillit.

 

Odihr është arbitri kryesor për standardet e zgjedhjeve në Shqipëri dhe raportet e këtij misioni janë vendimtare për të përcaktuar nëse 25 prilli ishte apo jo një proces sipas standardeve ndërkombëtare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *