Subscribe

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar sjelljen e vendeve të pasura duke paralajmëruar se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave kundër  COVID-19 do të zgjasë edhe më shumë pandeminë. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh gjithashtu se prodhuesit e vaksinave kanë ndjekur interesin, aty ku fitimet janë më të larta, në vend që të kërkonin miratimin global me OBSH.

 

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

DREJTOR I PERGJITHSHEM, OBSH

“Më shumë se 39 milion doza të vaksinave janë administruar tani në të paktën 49 vende me të ardhura më të larta. Vetëm 25 doza janë dhënë në një vend me të ardhura më të ulëta. Jo 25 milion; jo 25,000; vetëm 25. Vendet më të pasura kanë blerë dhe grumbulluar të gjitha vaksinat e disponueshme. Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë.”

 

Iniciativa globale, COVAX, e cila synon të sigurojë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksinat COVID-19 për çdo vend, deri tani ka arritur të sigurojë 2 miliardë doza nga pesë prodhues, me mundësi për të marrë edhe afro një miliard doza më shumë. Shpërndarja  pritet të nisë në muajin shkurt.

 

Ndërkohë në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel dhe 16 kryeministrat shtetërorë të vendit pritet të marrin vendimin nëse masat kufizuese do të shtyhen deri më 15 shkurt. Takimi i tyre vjen vetëm pak orë pasi u konfirmua një rast i infektuar me llojin e ri të virusit, në Bavari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *