Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se numri i vdekjeve nga koronavirusi i rrezikshëm kinez është më i lartë nga sa mendohej më parë.

Drejtori i përgjithshëm  tha se 3.4% e të prekurve në nivel global kanë humbur jetën.

 


TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

 

DREJTORI I PERGJITHSHEM I OBSH-SE

 

“Ky virus nuk është SARS, nuk është MERS dhe nuk është grip. Është një virus unik me karakteristika unike. Në nivel global, rreth 3.4 përqind e rasteve të raportuara COVID-19 kanë vdekur. Për krahasim, gripi sezonal në përgjithësi vret shumë më pak se 1 përqind e të të infektuarve. Por për gipin ne kemi vaksina, por për momentin nuk ka asnjë vaksinë dhe asnjë trajtim specifik për të luftuar Covid-19. Për ta përmbledhur, koronavirusi përhapet më ngadalë se sa një grip sezonal dhe nuk ka ndikim të madh tek njerëzit e shëndetshëm, por paraqet rrezik më të madh se gripi për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera.

 

Drejtori i OBSH theksoi se sfida më e madhe sot për sot është se shumë vende në botë kanë mungesë të pajisjeve mjekësore, ndaj i bëri thirrje qeverive të rrisin me 40% prodhimin e pajisjeve për të përmbushur kërkesat.

Koronavirusi ndërkohë po vijon të përhapet në Europë. Greqia raportoi rastin e 8 të infektuar me sëmundjen në qytetin e Selanikut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Dimitris Tsiodras u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve që të respektojnë rregullat e higjienës personale, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes.

Në Itali 80 persona kanë humbur jetën deri tani dhe rreth 2.500 persona rezultojnë të prekur. Italia raportoi se edhe një bebe 20 ditore rezultoi pozitiv me koronavirus në Bergamo, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekevë.

Në SHBA sëmundja vdekjeprurëse ka shënuar viktimën e 9-të. Në nivel global koronavirusi u ka marrë jetën 3.204 njerëzve dhe mbi 93 mijë të tjerë rezultojnë të prekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *