Nevojiten dy vjet për të zbuluar vaksinën kundër koronavirusit. Në këtë përfundim ka arritur Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thekson se vaksinat tradicionale të gripit nuk kanë asnjë efekt.

 

“Vaksina duhet të studiohet posaçërisht për këtë koronavirus të ri. Për këtë duhet të punojmë”, tha anëtar i ekzekutivit të OBSH-së, Walter Ricciardi.

 

Pas Kinës dhe Koresë së Jugut, vendi i tretë në botë për përhapjen e koronavirusit është Italia, ku OBSH do të dërgojë një mision në Romë këtë të martë.

 

Ndërkohë, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell shfaqet shpresëplotë se përmes masave të marra, virusi do të parandalohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *