Shpërtheu në Kinë dhe ka ardhur shumë pranë Shqipërisë,në Itali, ku ka marrë 11 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 300 të tjerë, por me sa duket Koronavirusi nuk ka në shënjestrën e tij fëmijët. Duket se virusi që po tmerron botën kursen të vegjlit dhe fatmirësisht deri tani vdekshmëria tek të vegjlit është zero, madje edhe nëse një fëmijë infektohet nga koronavirus, gjasat që ai ta kalojë fare lehtë janë të mëdha dhe statistikat tregojnë se numri i fëmijëve të prekur nga COVID- 19 është jashtëzakonisht i ulët.

 

I gatshëm çdo ditë për situatën e krijuar nga Koronavirusi në mbarë botën, kreu i “Organizatës Botërore të Shëndetësisë” ka deklaruar se nga 75 mijë të infektuarit, vetëm  100 raste janë identifikuar tek fëmijët, një pjesë e të cilëve e kanë luftuar pa marrë asnjë mjekim.

 

“Në 75.000 raste të prekur nga Koronavirus, vetëm 100 prej tyre kanë qenë raste pediatrike. Nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve tek fëmijet të jetë edhe më i madh, por mund të kenë qenë raste që kanë kaluar lehtë pa patur nevojë të marrin mjekim”- është shprehur-ai.

 

Sipas të dhënave paraprake më shumë se 80 % të të prekurve fëmijë kanë simptoma shumë të lehta njësoj si një grip i zakonshëm./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *