Edhe këtë mëngjes Gaza u zgjua nga bombardimet izraelite. Situata në terren mbetet katastrofike. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar spitalin më të madh të Gazës, “Al-Shifa”, një “zonë vdekjeje”. Ekspertet e OKB gjetën një varr masiv në hyrje të spitalit, ndërsa theksuan se rreth 300 pacientë kanë mbetur aty në mëshirë të fatit, përfshirë 32 foshnja në gjendje kritike për jetën.

 

Ndërkohë 80 civilë janë vrarë nga sulmet në kampin e refugjatëve në Gazën veriore, ndërsa planet izraelite për të zgjeruar operacionet në jug kanë shtuar edhe më tej frikën për qindra mijëra civilë që kanë kërkuar strehim atje. Po ashtu dhjetëra palestinezë, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën nga sulmet ajrore në disa shkolla. Ndërsa u aludua se mund të arrihej një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, kryeministri Netanjahu i ka mohuar këto informacione, duke i quajtur raporte të rreme.

 

Të paktën 12,000 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Ndërsa numri zyrtar i të vrarëve në Izrael nga sulmet e Hamasit është rreth 1,200.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *