Shqipëria ka zyrtarisht një trajner të ri për 18 muajt në vijim.

 

Braziliani Sylvinho firmosi kontratën me federaten shqptarë të futbollit dhe më pas u prezantua nga Armand Duka para mediave.

 

Në deklaratën e tij të parë si tekniku i ri i kuqezinjve, 48-vjecari falenderi paraardhesin e tij Reja dhe premtoi se do të punoj për ta çuar Shqiperinë lartë.

 

 

Falënderoj Rejën për punën e bërë, për këta futbollistë, zemrën dhe pasionin.Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar Kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit. Grupi i eliminatoreve të Euro 2024 është shumë i ekuilibruar, nuk do të jetë e thjeshtë për asnjë, por ne duam të kualifikohemi. Do punojmë fort dhe do luftojmë për të realizuar kualifikimin në Europian. Kam parë 2-3 ndeshje të Shqipërisë. Kam punuar me Rey Manajn kur ishte pjesë e Interit. Po, e njihja Kombëtaren, ka futbollistë të rëndësishëm dhe teknikisht të fortë. Pas kësaj kontrate dhe këtij momenti, ne do të fillojmë punën e ndarë në dy pjesë: e para ka të bëjë me monitorimin e futbollistëve me stafin tim, më pas do ikim t’i shohim live në fushë.Gjenerata është rritur, kemi futbollistë të rinj, teknikisht shumë të fortë, pika të forta për ne. Uroj të kthehen sa më shpejt Armando Broja dhe Keidi Bare.

 

 

Objektivin konkret që shqiperia ka nën drejtimin e Sukvinhjos, u kujdes ta saktësonte Presidenti i Federates Armand Duka.

 

 “Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit”, u shpreh Duka.

 

Ajo që bëri përshtypje ne prezantimin e Silvinjos, ishte prania e ish-trajnerit Eduardo Reja I cili duke i uruar suksese brazilianit, tha gjithashtu se ishte krenar për punën shumë të mirë të bërë  në krye të kuqezinjve.

 

Silvinjo përvecse ish lojtar I Barcelones, si trajner ka drejtuar Lionin në France dhe Korinthias në Brazil, ndërsa në 3 vitet e fundit ishte asistent I trajnerit Tite tek pesë herë kampionet e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *