Presidentit amerikan Barak Obama i është dashur te prese per pak kohe ish-presidentin Bill Clinton, per t’u larguar me avionin e tyre “Air Force One”, nga Izraeli drejt SHBA-se. Pasi iu sos durimi, Obama u detyrua te dilte vete tek dera e avionit dhe t’i thërriste disa here Clintonit, per t’u larguar. Pas disa momentesh, Clinton u shfaq dhe Obama e përshëndeti me përzemërsi. Dy presidentet ndodheshin ne Jeruzalem per te marre pjese ne funeralin e ish-presidentit izraelit Shimon Perez. Videoja e shpërndare ne internet beri xhiron e botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *