Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është shprehur se gratë janë udhëheqëset më të mira.

 

Në një deklaratë të dhënë për mediat Obama është shprehur se gratë nuk janë perfekte, por janë “padyshim më të mira” sesa burrat.

 

Sipas tij, shumica e problemeve në botë vijnë nga njerëz të moshuar, kryesisht burra, që kapen për pushtet.

 

“Jam plotësisht i sigurt se për dy vjet, nëse çdo vend në botë do të udhëhiqej nga gratë, ju do të shihnit përmirësim të konsiderueshëm në pothuajse çdo gjë”.

 

Ai po ashtu foli për ndarjet politike dhe përdorimin e mediave sociale për përhapjen e gënjeshtrave.

 

Obama ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara nga viti 2009 deri më 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *