Ish-presidenti Barack Obama ka dënuan dhunën e ushtruar në protestat mbarëkombëtare që shpërthyen në SHBA, pas vrasjes së një afro-amerikani nga një oficer policie.

Nga ana tjetër, i lavdëroi ata protestues që nuk janë shfaqur të dhunshëm dhe që kërkojnë reforma. Sipas tij, pjesa më e madhe e protestuesve nuk kanë qenë të dhunshëm. “Pakica i vë njerëzit në rrezik dhe dëmton vetë komunitetin që duhet të ndihmojnë protestat”, u shpreh Obama.

“Qëllimi i protestës është rritja e ndërgjegjësimit të publikut, si dhe të vihen në qendër të vëmendjes padrejtësitë. Aspiratat duhet të përkthehen në ligje specifike dhe praktika institucionale, dhe në një demokraci, kjo ndodh vetëm kur ne zgjedhim zyrtarë qeveritarë që u përgjigjen kërkesave tona.”

46-vjeçari ndërroi jetë më 25 maj, pasi një oficer policie i vuri gjurin në fyt për më shumë se 8 minuta, ndërsa injoronte thirrjet “Nuk po marr dot frymë!”.

Arrestimi i George Floyd u krye pasi ai dëshironte të paguante në një supermarket me një kartëmonedhë 20 dollarshe të dyshuar si të falsifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *