Sali Berisha pritet me entuziazëm në Berat nga simpatizantët e tij demokratë.

Ish-kryeministri u fut në ambientet e Pallatit të Kulturës mes duartrokitjeve dhe thirrjeve: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Para mbështetëve të tij, lideri historik i të djathtës përsëriti qëndrimin se Partia Demokratike ndodhet në gjendjen më kritike të saj.

Ai nuk ka hezituar të sulmojë kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se e grabiti mandatin e tretë qeverisë.

“Edi Rama e grabiti mandatin e tretë, ua nxiu jetën shqiptarëve. Kriza energjike është krizë e krijuar nga vetë Edi Rama. Ai ka rritur të gjitha çmimet e ushqimeve, ndërkohë nuk ka rritur asnjë qindarkë të rrogave. Vendi po përballet me varfëri, ndërsa Rama i mashtron me satelitë.”

I pranishëm në “Foltoren” e Berishës është edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *