Presidenti Ilir Meta paralajmëroi këtë të hënë nga Vlora se askush nuk do t’i pengojë shqiptarët që të votojnë më 25 prill, qoftë me pasaporta, karta apo me shpata.

Teksa pret 8190 dozat e vaksinës të kompanisë Pfizer në Rinas, kreu i qeverisë u përgjigj me ironi se “lufta me shpata është për fëmijë”.

“Lufta me shpata janë për fëmijët e kopshtit ose për ata të cilët kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit. Është një luftë e madhe tregtare, politike, komunikimi. Unë dua që çdo natë kur kam mendimin e fundit, mendimi i fundit të jetë që bëra diçka edhe për sot që në këtë luftë të mos mbetemi prapa. Kjo është lufta për mua sot, të tjerat janë ngjarje rrethanore e personazheve që nuk e meritojnë shkëputjen e vëmendjes nga kjo luftë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *