Subscribe

Ndërpritet seanca plenare pas një sherri mes deputetit të PD, Ervin Salianji dhe deputetit socialist Erion Braçe.

 

Teksa mbante fjalën nga foltorja e Kuvendi, Salianji akuzoi Braçen se ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin.

 

Kjo ka acaruar Braçen i cili ka replikuar ashpër. Debati shkoi deri në fyerje mes deputetëve të cilët tentuan të përplasen edhe fizikisht por ishte garda ajo që ndërhyri menjëherë.

 

“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. A je ti zv.kryeministri. O kone mos mu drejto mua si kone,” tha Salianji.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *