Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me postimin e ish-kryeministrit  Sali Berisha, i cili teksa vlerësoi zgjedhjet e përgjithshme në Mal të Zi, akuzoi Ramën se përçau shqiptarët dhe partitë e tyre politike.

Bashkangjitur postimit të Berishës, Spiropali shkruan në “Facebook”-un e saj: “Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar. O të mjerë, nuk ua ka fajin Milo, që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot.”

Berisha e quante kryeministrin Rama Zografi Bis (akt i pastër tradhtie kombëtare), me argumentin se përmes thirrjeve “votoni Milon” ndikoi tek mijëra qytetarë malazezë të pavendosur.

“…Ne rezultatin e zgjedhjeve ne te njejten kahje ndikoi edhe argati i Beogradit ne Tirane, Zografi bis. Ky i fundit ndikoi nepermjet: perçarjes se shqiptareve dhe partive te tyre politike, te cilat nga 4 moren 2 deputete sepse shqiptaret reaguan ndaj apelit te tij perçares duke mos dale ne votime. Se dyti me apelin e tij “votoni Milon” beri qe mijra e mijra qytetare te Malit te Zi qe ishin te pavendosur por qe konsideruan apelin e tij te papranueshem dhe nje nderhyrje fyese per vendin e tyre vendosen ose te mos dalin fare ne votime ose te ndryshojne mendim dhe te votojne kundra Milos, i cili e kishte fitoren te sigurte…”, shkruante mes të tjerash Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *