Ish numri dy i OFL, Artan Shkëmbi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykaten Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Shkëmbi akuzohet se dekonspiroi operacionet sekrete duke informuar personat që ishin nën hetim për informacione që erdhën nga Gjermania mbi një subjekt të OFL.
Sot pritet që ai të njihet me masën e sigurisë, me pezullimin nga detyra dhe do të merret në pyetje.
Shkëmbi është paraqitur së bashku me avokatin e tij Artan Broci.