Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet mbi pretendimet e nxjerrjes së të dhënave personale të qytetarëve nga portali e-Albania, të përdorura nga PS për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Verfikimet kanë nisur pasi në media u publikuan të dhëna të qytetarëve, si numri i kartës së ID, numri i telefonit dhe preferenca e tyre politike.

 

SPAK po kryen verifikime nëse ky database është përdorur për fushatën elektorale nga ana e Partisë Socialiste.

 

Në database janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës. Një ditë më parë, pas publikimit të këtyre të dhënave pati reagime edhe nga Partia Demokratike, e cila paralajmëroi se do të ngrejë padi lidhur me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *