Drejtoria e Antiterrorit ka shpallur në kërkim dy shtetas për nxitje të urrejtjes fetare.

 

Shtetasit e shpallur në kërkim janë A.Z., 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M., 36 vjeç banues në Kallmet Lezhë.

 

Këta shtetas janë identifikuar e shpallur në kërkim menjëherë pas publikimeve që u bënë në disa media elektronike.

 

Të dy këta persona, nga verifikimet nga verifikimet e bëra prej policisë ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”.

 

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *