Policia e Elbasanit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes.

Babë e bir janë arrestuar në flagrancë pasi dhunuan një 25 vjecare e cila ishte nuse e re në familjen e këtyre dy shtetasve nga Elbasani.

Me të marrë njoftim për këtë konflikt në familje, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe.

 

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *