Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 September 2026
Vizion fokus

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

Numërimi mbrapsht për mandatin e dytë të Trump! Masat “drakoniane”, të ftuarit dhe të munguarit në inaugurimin e Presidentit

20 Janar 12:18

Tetë vjet pas inaugurimit të tij të parë, Donald Trump pritet të marrë sot detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, pas një ceremonie spektakolare që do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Uashington.

Vëmendja e mediave amerikane, por edhe ndërkombëtare është përqendruar në kryeqytetin amerikan.

Trump, i cili pas pak orësh do të bëhet zyrtarisht presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, do të betohet sot në orën 12:00 (18:00 me orën shqiptare) përpara Kapitolit, simbolit emblematik të demokracisë amerikane.

Menjëherë pas kësaj, miliarderi republikan do të mbajë fjalimin e parë të mandatit të tij të dytë.

Donald Trump was all smiles as he danced and clapped along with the Village People onstage to “YMCA” at his Washington, DC, victory rally 🕺 pic.twitter.com/KyVsMa4BVA

— New York Post (@nypost) January 19, 2025

Për shkak të temperaturave të ulëta që mbizotërojnë ditët e fundit në kryeqytetin amerikan, ceremonia do të zhvillohet në ambiente të mbyllura, në Rotondën e Kapitolit.

Ky do të jetë inaugurimi i dytë me dyer të mbyllura në historinë e SHBA.

Presidenti i fundit që u betua në këtë mënyrë për shkak të të ftohtit ishte Ronald Reagan në 1985.

Mbrëmjen e djeshme, në prag të inaugurimit të tij, presidenti i zgjedhur foli para mijëra mbështetësve të tij në qendër të kryeqytetit amerikan.

Në atë fjalim plot pasion, ai i siguroi edhe një herë mbështetësit e tij se do të zbatonte premtimet e fushatës zgjedhore, të tilla si dëbimet masive të emigrantëve të paligjshëm dhe vendosja e tarifave ndaj vendeve si Meksika dhe Kanadaja, ndërsa premtoi t’i jepte fund luftës në Ukrainë dhe kaosit në Lindjen e Mesme, shkruan Vizion Plus.tv.

“Çdo urdhër ekzekutiv radikal i administratës Biden do të shfuqizohet brenda disa orësh pas betimit”, tha ai dje.

“Kapitulli” i inaugurimit do të mbyllet me një ceremoni në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit nesër, të martën.

Agjenda 

Ora 05:00 (11:00 me orën shqiptare): Fillojnë kontrollet e sigurisë në Kapitol.

Ora 08:00 (14:00 me orën shqiptare): Mesha në Kishën Episkopale të Shën Gjonit në qendër të Uashingtonit. Trump dhe gruaja e tij Melania më pas do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për të pirë çaj me presidentin në largim Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden. Tradicionalisht, presidenti në largim e shoqëron presidentin e ri në Kapitol.

Rreth orës 09:30 (15:30 me orën shqiptare): Fillojnë muzika live dhe fjalimet hyrëse. Carrie Underwood do të performojë “America the Beautiful” para inaugurimit të Trump.

Rreth orës 10:00 (16:00 me orën shqiptare): Fillojnë të mbërrijnë të ftuar zyrtarë.

Ora 11:30 (17:30 me orën shqiptare): Personat e ftuar duhet të kenë mbërritur në këtë kohë.

Ora 12:00 (18:00 më orën shqiptare): Sipas Kushtetutës kalimi i pushtetit bëhet pikërisht në orën 18:00, më 20 janar. Trump do të bëjë betimin presidencial gjatë ceremonisë së inaugurimit dhe do të mbajë fjalimin e tij të parë si president.

Pak pas orës 12:00 (18:00 me orën shqiptare):  Mbahet ceremonia e nënshkrimit, gjatë së cilës presidenti, i shoqëruar nga këshilltarë dhe anëtarë të Kongresit, drejtohet në zyrën e tij pranë dhomës së Senatit për të nënshkruar emërime, memorandume, proklamata ose urdhra ekzekutivë. Më pas vijon Dreka e Kongresit, ku marrin pjesë presidenti, nënkryetari dhe të ftuarit e tyre, udhëheqës të Senatit dhe anëtarë të Komitetit të Përbashkët të Kongresit për Ceremonitë Inauguruese (JCCIC).

Ora 15:00 (21:00 me orën shqiptare): Fillon parada presidenciale. Fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Pensilvania Avenue dhe të përfundonte në Shtëpinë e Bardhë, por procesioni u zhvendos brenda në Capital One Arena për shkak të të ftohtit. Në paradë marrin pjesë banda ceremoniale ushtarake, grupe qytetare dhe grupe filarmonike.

Pas paradës, Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë për ceremoninë e nënshkrimit në Zyrën Ovale.

Masat drakoniane të sigurisë

Pas një fushate elektorale të shoqëruar nga incidente të shumta dhe dy tentativa për vrasje që synonin Donald Trump, e para në një tubim fushate, Uashingtoni po përjeton një dislokim të paprecedentë të forcave të sigurisë.

Construction workers install fencing around government buildings near the White House in Washington ahead of the January 20 presidential inauguration of Donald Trump. https://t.co/KJdC7DyqHU pic.twitter.com/UU8VvJqPW1

— Voice of America (@VOANews) January 14, 2025

Rreth 25,000 policë dhe ushtarë janë mobilizuar, 48 km gardhe janë instaluar në perimetrin e sigurisë, snajperët do të jenë në çati dhe dronët në qiell. Shërbimi Sekret është përgjegjës për mbrojtjen e figurave të rëndësishme politike.

Të ftuarit dhe…të munguarit

Lista e të ftuarve përfshin multi-miliarderë të teknologjisë. Përveç Elon Musk-ut, njeriu më i pasur në botë, i cili përveçse një mbështetës ifinanciar i Donald Trump, është bërë edhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, krerët e Amazon Jeff Bezos, i Meta Mark Zuckerberg dhe Apple do të marrin pjesë.

Nga radhët politike, dy mungesa të dukshme në ceremoninë e inaugurimit: ajo e ish-zonjës së parë Michelle Obama dhe ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, shkruan Vizion Plus.tv.

Barack Obama, i cili u pasua nga Donald Trump në mandatin e tij të parë në 2017, do të jetë i pranishëm, si dhe dy ish-presidentët e tjerë dhe bashkëshortet e tyre, Bill dhe Hillary Clinton dhe George e Laura Bush, sipas shtypit amerikan. Kryeministrat Giorgia Meloni e  Italisë dhe Viktor Orbán i Hungarisë  kanë marrë ftesa, por duket se Meloni do të marrë pjesë në inaugurim. Politikanët e ekstremit të djathtë njoftuan praninë e tyre.

Crowds gathered in Washington for the ‘People’s March’ against President-elect Donald Trump https://t.co/dtxQiYcKoV pic.twitter.com/xfjEXHgYlc

— Reuters (@Reuters) January 18, 2025

Pas yjeve të Hollivudit Lady Gaga dhe Jennifer Lopez në vitin 2021, këtë vit këngëtarja e kantirit Carrie Underwood dhe tenori Christopher Mazio do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit. Underwood  pritet të performojë këngën patriotike “America The Beautiful”, ndërsa Mazio himnin kombëtar amerikan./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Donald Trump inaugurimi SHBA

Nga e njëjta kategori

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

më shumë...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

më shumë...

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas përplasjes, 2 viktima dhe 8 të plagosur

më shumë...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:26

Patos/ Gjendet pa shenja jete 70-vjeçari në...

10:55

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

10:43

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus,...

10:32

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim...

10:19

Droni rus godet trenin pranë kufirit me...

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhduk...
  • Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryeba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.