Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasatirliu deklaroi sot në Kuvend se spitalet COVID në Tiranë po trajtojnë një fluks në rritje të të infektuarve me koronavirus.

Për shkak të rritjes së numrit të të shtruarve, duke nisur nga kjo e hënë, do të hapen spitalet rajonale në Shkodër dhe Durrësin.

Po ashtu, Manastirliu tha se rastet me virus janë shtuar edhe tek moshat e reja.

“Pandemia nuk ka ikur. Virusi është ende këtu. Spitalet nuk e parandalojnë virusin, janë për trajtimin e pacientëve. Nuk po përpiqem të largoj,ë ndonjë përgjegjësi nga vetja. Po shërbejme me përkushtim me të gjitha kapacitetet që kemi, të cilat nuk janë të pafundme. Do të vazhdojmë të shtojmë testet. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë të gjitha medikamentet. Askujt nuk do t’i mungojë trajtimi në spitale. Kemi arritur dje mbi 500 të shtruar në spitalet COVID në Tiranë. Rastet janë të rënda edhe tek mosha e reja. Spitalet COVID po trajtojnë një fluks në rritje. Duke filluar nga sot, do të aktivizojmë spitalet rajonale, duke filluar me Durrësin e Shkodrën dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Nëse do të ketë mbingarkesa në këto spitale, do të vijojmë më skenarët e tretë”, tha ministrja./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *