Subscribe

Të infektuarit dhe të vdekurit nga koronavirusi në Shqipëri vijojnë të rriten ndjeshëm.

Këtë të enjte, Ministria e Shëndetësisë raportoi për numrin më të lartë të të prekurve në 24 orë që nga marsi. 154 raste të reja janë zbuluar mes 643 të dyshuarve.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.”

Ndërsa pesë pacientë humbën jetën në të dy spitalet COVID.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.”

Gjithsej Shqipëria ka 213 të vdekur dhe afro 7 mijë të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *