Pasi Cllevio (Kleviol Ahmeti) u la i lirë nga gjykata, vendosi të ulë gjakrat me Noizyn (Rigels Rajkun) dhe Stresin (Arkimed Lushajn). Por ky ‘armëpushim’ zgjati vetëm dy ditë pasi dy reperët, Cllevio dhe Stresi, kanë shpërthyer përsëri ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

 

Në “live” e para dy ditësh Cllevio tregoi se shoku i tij, Arkimed Lusha kishte shkuar për ta vizituar në shtëpi. Dyshja u parë duke shkëmbyer batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Por një ofendim i Cllevios kundrejt Noizyt, nxiti një reagim të ashpër publik nga ana e Stresit në rrjetet sociale. Pas një videoje-live që realizoi, ku paralajmëronte Cllevion që “të rrijë urtë”, reperi publikoi edhe një foto në Instastory krahas së cilës shkruante: “Të shkel me këmbë pra.”

 

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Cllevio përmes disa postimeve në Instagram, ku ofendon publikisht Stresin dhe e fton që shkojë te ai që të përballen.

 

“O Arkimed nëse e ke për mua atë “të shkel me këmbë”, dëgjo këtu. Se të shikoj që je në Vlorë, po pate b*thë se e di që s’ke b*thë hajde e do të zbres poshtë pallatit të degjeneroj. Kur them të degjeneroj, të degjeneroj mos më hap luftë ti mua ore pederast i vogël. Nga sot po të kapa do t’i shkul dhëmbët mabje mend. Dhe mos më fut më njeri për muhabet, po të kapa nga sot që më bën mua disse tit ë shkel me këmbë ti më ha k**in mua. Pederast”– shprehet Cllevio gjatë videos.

 

Nga ana tjetër Stresi ka publikuar një video thjesht duke qeshur, pas deklaratave të Cllevios.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme Stresi e paralajmëroi Cllevion të rrijë mirë e mos të rrijë duke argëtuar disa fëmijë në Tik Tok. Një fjali e dëgjuar kjo edhe nga deklarat e Noizyt kundrejt reperit.

 

“Rri mirë po të them, sillu mirë. Idiot! në vend të të mbarosh arrestin e shtëpisë e të bësh lekë të ecësh para ke zgjedhur një jetë mizerje. Na ke pasur në krah për çdo gjë deri në momentin e fundit. Të erdha të thash po vi të takoj, po po vi për mirë që t’i mbyllim muhabetet. Ti je duke argëtuar disa fëmijë aty në TikTok. Bo kot aty në TikTok sikur ça je duke fituar. Rri aty me gisht të thyer me qenin, Gangon. Ofendon njerëzit, i nxjerr foton e gruas dikujt tjetër e shan. Nuk po të kuptoj mo vëlla. Por mos bëj gabim me i marrë gjërat për dobësi. Se nuk i han kujt se kush je. Të kanë respektuar e gjithë Shqipëria. Disa prej meje, disa prej Aleksit,” –shprehet Stresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *