Të paktën 67 irakenë kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur gjatë dy ditevë të fundit të protestave të dhunshme në Irak.

 

Turma e  zemeëruar u përlesh ashpër me forcat e sigurisë dhe grupet e milicisë duke e kthyer protestën në një situatë fatale.

 

Kryeministri i vendit urdheroi shërbimin Kundër-Terrorizmit të përdore të gjitha masat e nevojshme për të ndalur protestat e dhunshme në rrugët e Bagdatit.

 

Forcat e sigurisë përdorën gazin lotësjellës kundër protestuesve, por këta të fundit nuk u ndalem.

 

Protestat e dhunshme në Irak rinisën në fillim të tetorit për shkak të zhgënjimit ndaj politikës, standarteve të ulta të jetesës, korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *