Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një bashkëbisedim me nënat që kanë fëmijët në emigracon.

 

Në takim, ato kërkuan nga lideri demokrat që  të bëjë diçka për Shqipërinë, në mënyrë që fëmijët e tyre të mos marrin më rrugët e botës.

 

Ato tregonin se si fëmijët e tyre u detyruan që të iknin jashtë vendit pasi këtu nuk arritën që të gjenin një vend pune.

 

“Unë jam nënë e dy vajzave. Njëra prej vajzave ka mbaruar gazetari me rezultate të shkëlqyera. Pasi nuk gjeti asnjë mundësi apo alternativë punësimi këtu, u detyrua të emigronte në Amerikë. Më falni! Ajo ka sot dhe një vajzë të vogël, të cilën unë e kam parë vetëm njëherë kur lindi. Pamundësia ekonomike e jona na detyron që t’i qëndrojmë larg. Por e keqja nuk është kjo. Kam vajzën tjetër që ka mbaruar për informatikë ekonomike, dega financë bankë, e cila nuk po gjen alternativë punësimi dhe ajo do të ndjekë hapat e të motrës, do të iki jashtë sepse thotë këtu nuk shih asnjë dritë jeshile. Tani, zoti Basha dua të di kur do të mbarojë ky makth për ne prindërit, sidomos në këtë kohën e pandemisë, se po të mendojmë, se po të na gjejë gjë do të vdesim pa parë fëmijët tanë. Kjo është e keqja më e madhe e popullit tonë, po rrimë larg fëmijëve”, rrëfeu Elida Xherahi.

 

“Im shoq vdiq para 7 viteve nga mungesa, nga problemet ekonomike u detyrova që djalin e madh ta çoja jashtë shtetit edhe iku ne Gjermani. Si iku në Gjermani, ashtu punë të zezë më. Ashtu në mënyrë të paligjshme nga Gjermania, bëri dy vjet atje, nga Gjermania iku ne Angli, pa ardhur këtu me e taku. Edhe ashtu, punon, na ndihmon se s’kemi mundësi me i përballu këto kushtet e zoti Rama. Edhe me thënë atë të drejtën, kur vjen darka, kontrolloj telefonin, është futur djali në internet, nuk është fut në internet. Po s’qe fut në internet nuk më zë gjumi gjithë natën lëviz a se po të ketë ndonjë problem ndonjë diçka, komplet bosh brenda si nënë. Djali tjetër ka mbaruar shkollën e lartë për emergjenca civile dhe kur u bë tërmeti aplikoi aty te bashkia, donte të shkonte dhe të kontribuonte vullnetar se i vinte keq për ata, e realizuan atë kërkesën nuk ja pranuan. T’i vësh dorë që mos ikin më jashtë, të kthehen e të punojnë për Shqipërinë. Shqipëria bëhet shumë kollaj edhe shumë mirë, në rast se ka një staf që drejton mirë. Me të vërtetë është e shkatërruar, nuk presim buton që të shohim, por ama prej teje kërkojmë thjesht ta fusësh në rrugën e duhur. Edhe po të futet në rrugën e duhur, ata të rinj do e çojnë përpara. Edhe kjo të takon ty. Te ty shohim shpresë, te ty shohim jetën e fëmijëve tanë”, tha Marjeta Luka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *