Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se nuk është njohur me propozimin e PD, për vettingun në politikë.

Duka, si deputet i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, tha se nuk e kanë pyetur dhe askush nuk është konsultuar me të për këtë iniciativë.

Në studion e “Quo Vadis”, Duka theksoi se në pamje të parë duket iniciativë e tëpërt. Sipas tij, nëse qellimi është për të filtruar deputetë, janë të mjaftueshme ato institucione që janë.

“Duhet të njihesha me këtë iniciativë, nuk e kam lexuar tamam. Nëse qellimi është për të filtruar deputetët, janë të mjatueshme ato institucione që janë e kjo për mua është e tepërt. Nuk më kanë pyetur nuk janë konsultuar. Ne do shohim dhe do votojmë. Në pamje të parë duket iniciativë e tepërt sepse ne i kalojmë ato filtrat e nevojshme dhe kjo më duket një hallkë e tepërt. Një politikan kalon ILDKP, kalon dekriminalizmin, futin dhe një vetting dhe kjo është e tmerrshme, çfarë është politkani armik i popullit?”, tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *