Dy persona janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se nuk kishin kishin mbyllur aktivitetin dhe iu gjetën aparatura të dyshuara për lojëra fati.

 

Ta ndaluarit janë shtetasi me iniciale T.C., 22 vjeç, i cili është proceduar penalisht  për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe shtetasi me iniciale E.B., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.

 

Gjithashtu policia kontrollin kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *