Një 31 vjecar u procedua nga policia e Skraparit pasi akuzohet për veprën penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’’.

Shtetasi me iniciale D. Q., banues në fshatin Vodicë të Poliçanit, nuk i ka tërhequr mjetet e rënda nga zona e mbrojtur në Malin e Tomorit.

Më herët ai ishte njoftuar për ti larguar mjetet e rënda nga kjo zonë.

Policia sqaroi se vijon puna për pastrimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorit, nga mjetet e rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *