Tre inspektorë të IMT-së janë proceduar penalisht nga policia e Bulqizës, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Sipas uniformave blu këta shtetas kishin lejuar zaptimin e hapësirave publike.

 

Të proceduaruit janë: B.Ç, 25 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Kryeinspektor i IMT, A.T, 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT dhe E.A, 24 vjeç, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë.

 

Mësohet se tre këta punonjës të Bashkisë kanë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundërligjshme ndaj  subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *