Subscribe

Nga marsi, të gjitha automjetet do të jenë në vëzhgim nga kjo pajisje inteligjente, e cila ka si qëllim evidentimin e mjeteve në qarkullim, që i janë shmangur pagesës së detyrimeve. Tre të tilla do të monitorojnë çdo mjet, në lëvizje apo parkim publik, për të parë nëse i kanë paguar taksat, kolaudimin apo siguracionin.

 

Jo vetëm tre, por ju siguroj edhe me një pajisje ne do të jemi në gjendje që për pak javë të kuptojmë se cila është situata reale me mjetet që nuk paguajnë taksat. Këto makina me të till pajisje do të vendosen në hyje kryesore qarkullimi apo në qytetet të mëdha për të evidentuar sa më shumë mjete. Është shumë e rëndësishme jo vetëm për pabarazinë që krijohet, por mbi të gjitha edhe për përgjegjësinë që kemi ndaj të tretëve në rast aksidentit, ndaj taksat, aludimi dhe figuracioni nuk mund të neglizhohen, ndaj do të kenë një sy më shumë- u shpreh Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTR

 

Konstatimet të shoqëruara me foto dhe me të dhënat konkrete si ora apo vendi, do t’i përcillen policisë së shtetit, për të marrë penalitetet e parashikuara.

 

Target grupi i parë do të jenë rreth 5 mijë punonjës të administratës publike, që kanë në sistem makina aktive pa paguar detyrimet në shtet.

 

Në asnjë rast se nuk kemi tager të ndalojmë makinat në rrugë, përveç aksioneve të përbashkëta me policinë. As të bllokojnë apo rëndojmë trafikun, gjithshka do të jetë automatike. Të dhënat do të kalojnë në drejtorinë qendrore dhe më pas do ti kalojnë policisë rrugore. Ne do krijojmë një panoramë të qartë të situatës, për të përshkallëzuar më tej masat që do të duhet të marrim.

 

Por shifrat e mjeteve pa taksa, mbetet në një nivle të larftë. Wshtë kjo një nga arsyet pse nevojitet ky monitorim shtesë në rrugë.

 

Cdo vendimmarrje do të bëhet duke njoftuar më parë individin. Fillimisht do të përdorim E-Albania, për ata që punojnë në shtet dhe kanë makina me detyrime të prapambetura. Do përdoret posta dhe cdo mjet komunikimi. Por në cdo rast nuk do të ketë penalitet pa njoftim-sqaron Gonxhja

 

Në total në sistem rezultojnë rreth 800 mijë automjeteve aktive. Dyshimet janë se rreth 20% e tyre janë në qarkullim pa paguar detyrimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *