Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan dhe anëtarët e familjës së tij kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë Pashinyan përmes një komunikimi në “Facebook”.

“Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive, edhe pse unë nuk kam shfaqur simptoma”, tha ai.

Kryeministri armen jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri. Ai është izoluar në rezidencën e tij.

Edhe pse nuk ka simptoma, 46-vjeçari tha se vendosi që t’i nënshtrohet testimit pasi planifikoi një vizitë te trupat ushtarake.

Deri tani, Armenia regjistron në total 9,492 të infektuar me COVID dhe 139 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *