Presidenti Ilir Meta bëri edhe një herë thirrje që të mos humbet kohë duke interpretuar opinionin e Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese, por të ketë punë konkrete për ringritjen e saj.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shpërndau një intervistë të anëtares së Komisionit të Venecias, Angelika Nussberger të dhënë për “DW”.

Meta nënvizoi se vetëm duke rikthyer organet e larta të drejtësisë do të mund të na hapen negociatat me BE.

“PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME! Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV. Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor. 🇦🇱🇪🇺 Komisioni i Venecias e dha opinionin për Gjykatën Kushtetuese. Do të hapë ai më në fund rrugën e dialogut në Shqipëri? Anëtarja e Komisionit Prof. Angelika Nussberger shpjegon për DW se çfarë duhet bërë tani në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *