Subscribe

Edhe pse shkalla e parë e Vetingut ka shkarkuar nga detyra gjithsej 52 gjyqtarë e prokurorë për mos justifikimit te te ardhurave, ata po gëzojnë sërish pasurinë e tyre.

 

Deri më tani nuk ka nisur asnjë hetim për subjektet e shkarkuara pas procesit të rivlerësimit.

 

Në një reagim zyrtar për Vizion Plus, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet se nuk është institucioni përfundimtar që vendos për fatin e zyrtarëve të lartë dhe se vendimin e formës së prerë e jep Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

 

“Pasi të shprehet me vendim për subjektet që është bërë ankimim, Komisioni, në bazë të ligjeve në fuqi, do të referojë në organet kompetente të gjitha rastet ku ka evidentuar elementë të veprës penale”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

 

Por edhe pse si komisioni ashtu edhe Kolegji nuk kanë dorëzuar në prokurori asnjë kërkesë që për subjektet e shkarkuara të nisë hetimi pasuror, organi i akuzës nuk ka nisur as një hetim kryesisht për ta, me pretendimin se në zyrat e tyre nuk ka ende një kërkesë nga të dyja shkallët e Vetingut.

 

Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përveç 52 shkarkimeve, ka konfirmuar në detyrë 56 gjyqtarë e prokurorë, për 10 të tjerë është ndërprerë procesi i rivlerësimit, për 8 të është pushuar, ndërsa për 15 subjekte nuk ka pasur një vendim përfundimtar.

 

Kolegji ka ndryshuar vendimet e Komisionit vetëm për 3 subjekte. Megjithëse u konfirmuan në detyrë, Kolegji shkarkoi kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedjan, prokuroren Antoneta Sevdari njëherazi edhe anëtare e KLP, si dhe gjyqtarin Astrit Faqolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *