Subscribe

Nisur nga incidentet e rregjistruara para zyrtarizimit të fushatës zgjedhore, numri dy i socialistëve dhe njëherësh drejtuesi i qarkut politik të Elbasanit, Taulant Balla, angazhohet se partia që ai përfaqëson nuk do t’i përgjigjet asnjë provokimi të kundërshtarëve politik.

 

“TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS, DREJTUES POLITIK I ELBASANIT

 Unë dua të shpreh angazhimin tim se asnjë përfaqësues i PS nuk do të angazhohet në asnjë akt provokues nga ana e Partisë Demokratike. Ajo qe po ndodh çdo ditë në çdo zonë të Qarkut Elbasan, ndodh se teksa Partia Socialiste po zhvillon një aktivitet, ke në sfond tre katër rrugaçë të paguar nga Partia Demokratike që provokojnë njerëzit e mbledhur në aktivitetin e PS. Me sharje, fyerje, ajo që kemi marrë një vendim, është se nuk do të kemi asnjë lloj debati, me përfaqësues të Partisë Demokratike. Rrugaçëria nuk është gjithsesi rruga më e mirë e përballjes në fushatë zgjedhore.”

 

Për të mbrojtur votën nga vjedhja, që ndër proceset e kaluara zgjedhore përbën një shqetësim që ende sot më së shumti është e pandëshkuar, nga institucionet përgjegjëse kërkon parandalimin e çdo krimi elektoral, raporton Vizion Plus.

 

“TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS, DREJTUES POLITIK I ELBASANIT

 Institucionet e ngarkuara me ligj, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, SPAK, të marrin masat dhe të godasin çdo lloj elementi dhe përfaqësues të çdo partie të përfshirë në krime elektorale nga më të ndryshmet.”

Nga vendi i tetë në listën e kandidaturave të Elbasanit, me gjithë të dhënën se në zgjedhjet e 2017-ës, Partia Socialiste, mori 7 mandate, Taulant Balla, tha për “Vizion Plus” se nuk e sheh si kërcënim sigurimin e votave të nevojshme për rikonfirmimin si deputet.

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS, DREJTUES POLITIK I ELBASANIT

Po pse duhet ta kalojë unë herësin, ne përfaqësuesit e popullit të mos kemi vetëm votën që na jep partia jonë por edhe preferencën mes njëri tjetrit brenda. Unë nuk kam asnjë merak, ne kemi një objektiv 9 mandate në Elbasan dhe unë jam shumë i sigurtë që qytetarët do t’ja japin mundësinë Partisë Socialiste të qeverisë me numra të konsoliduar për të çuar përpara reformat e nisura.

A e gëzon të njëjtën siguri edhe për bashkëpunëtorët e tij të vjetër, që i ndan një vijë e hollë nga të qenurit humbës apo fitues.

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS, DREJTUES POLITIK I ELBASANIT

Secili nga ne duhet të lexojë me kujdes dhe vëmendje votën që do të marrë nga qytetarët shqiptarë dhe votuesit socialistë.

Kur jemi zyrtarisht në fushatë elektorale dhe dy forcat kryesore ajo socialiste dhe demokratike me aleatët e saj garojnë me programet e tyre, thotë se librin e kundërshtarit, kryedemokratit Lulzim Basha, ku dokumenton angazhimet e tij nëse do të jetë kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve nuk e grish asgjë që ta lexojë.

TAULANT BALLA

NENKRYETAR I PS, DREJTUES POLITIK I ELBASANIT

Kam rrallë kohë të lirë. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë pena e thyer e Fahri Balliut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *