Subscribe

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha, krizën e paralajmëruar nga Rama nuk e konsideron energjetike, por korrupsioni.

 

Në një prononcim për mediat, lideri demokrat u shpreh se qeveria do të marrë borxh për të blerë energji, ndërsa shtoi se qeveria po përpiqet të fshihet pas “pseudopaketave”.

 

Ai shtoi se pak muaj më parë energjia u shit në verë 60 milionë euro dhe tani kërkohet të blihet për 200 milionë euro, ndërsa shtoi se shumë zyrtarë duhet të ishin para drejtësisë.

 

“E kanë shitur 60 mln euro, dhe do e blejnë 200 mln euoro. Por që ta blesh duhet të marrësh borxh, borxhin do ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kriza e korrupsionit po maskohet si krizë energjetike. Kjo krizë korrupsioni  po përkthehet në rritje të tmerrshme të çmimeve. Duan të fshihen pas pseudo-paketave që tentojnë të fshehin vjedhjet…Kjo javë do vazhdojë si ka nisur, duke pasur në qendër interesin bazik të qytetarëve. Unë ju ftoj si media, qytetarë që t’i drejtoni kamerat te qytetarët, në rrugë apo te dyqanet, do fiksoni njerëzit që  blejnë me listë, nuk ju them që lindi sot por sot është më rëndë. Nuk zgjidhet as me pseudopaketa që përpiqen që të zgjidhin vjedhjen. Kjo krizë ka instalimin e një pakice, oligarkë, dhe faktorët kryesore të krimit të organizuar, paratë e buxhetit shkojnë për afera korrptive, më e madhja është ajo që përmenda. Shikoni sa hipokritë që janë, sa të pashpirtë, thonë se ulja e TVSH nuk e ul çmimin. Thirrje për intitucionet e drejtësisë, jeni para shumë testesh po ky është testi kryesor.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *