Miratimi i kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë një premtim i kahershëm për tu realizuar brenda presidencës gjermane të këshillit. Por zhvillimet më të fundit në Bruksel, pas vetos bullgare për Shkupin, përcollën sinjale aspak pozitive. Vetë kancelarja gjermane Angela Merkel megjithatë është shprehur optimiste se qëllimi do të përmbushet shumë shpejt ndërsa zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Adebahr e përforcon këtë mesazh duke thënë se mund të ndodhë edhe në samitin e 10 dhjetorit mes ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare në union.

MARIA ADEBAHR

ZEDHENESE/ MINISTRIA E JASHTME GJERMANE

“Këshilli Europian, në mars të këtij viti vendosi që të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe qëllimi ynë mbetet që të fillojnë sa më shpejt bisedimet. Ne jemi të mendimit se Bashkimi Evropian ka dhënë fjalën dhe këtu kemi të bëjmë me besueshmërinë e unionit por edhe me qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor. Duke iu referuar informacioneve që kam deri më tani, mund të them se në Bruksel ende vijojnë konsultimet në nivelin bilateral, por edhe me vendet anëtare. Ne nuk jemi dorëzuar dhe duhet të arrijmë progres.

 

Në takimin e ministrave të Jashtëm dy javë më parë, u konfirmua se Gjykata e Lartë dhe Kodi Zgjedhor janë kushtet kyçe në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit.“Ne jemi optimistë se konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhë shpejt por puna e gjykatës duhet të vazhdojë, procesi i vetingut gjithashtu, si dhe duhet gjetur konsensus për kodin elektoral.”do të shprehej ministri gjerman i çështjeve europiane, Michel Roth.  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *